S&F Vd’A lind nё Aosta në muajin tetor tё vitit 2016, ështё nje shoqatё, e pavarur dhe demokratike tё A.P. -Asistenteve personal – dhe të O.S.S. – Punonjësve socialë mjekësore – tё Luginёs sё Aostёs e cila ka objektivet e mё poshtme:

 

  1. Tё mirëpresё dhe tё dёgjoje anёtarёt e shoqatёs pёr ti shoqёruar nё pёrvetёsimin e çertifikatave dhe tё kualifikimeve sipas dispozitave ligjёsore;
  2. Pёr tё thjeshtёsuar hyrjen e informatave tё qenёsishme tё aktivitetit tё A.P. dhe tё O.S.S. me realizimin e njё siti web tё dedikuar dhe hapja e njё zyre nё dispozicion tё pjesmarrёsve tё shoqatёs;
  3. Pёr tё favorizuar mёsimin e gjuhёs italjane,  pёr tё forcuar aftësitё nё kuptimin dhe bisedimin e saj;
  4. Pёr tё zgjeruar njohjet ndёrmjet kurseve formative, konferencave shkencore, vizitave edukative nё sektoret mjekësore, tё asistencёs, psikologjike, ligjore, asikurative dhe burokratike, pёr tё integruar me çertifikata gjithmonё aktuale  C.V. personal;
  5. Pёr pёrmirёsimin e organizimit tё punёs, pёr tu paraqitur me siguri nё vetvehte pёrpara klienteve te rinj, pёr tё mbёshtetur nё pёrgaditjen pёr takimin e njё punёsimi, zgjedhje dhe konkursi;
  6. Pёr tё promovuar në Valle d’Aosta (luginёn e Aostёs) imazhin modern tё punonjёsve tё asistencёs dhe tё ndihmёs edhe me publikimin nё sitin e Shoqatёs e tё nominuarve dhe tё kompetencave tё anёtarёve;
  7. Pёr tё angazhuar pёrdoruesit, familjarёt, institucionet, dhe mediat në rrugën e rinovimit dhe të zhvillimit të profileve profesionale A.P. dhe O.S.S. si dhe respektimi i të drejtave, detyrimeve të njeriut dhe parimeve etike;
  8. Për ti ofruar pjesёmarresve tё shoqatёs takime tё kёndshme nё grup dhe takime idividuale konfidenciale pёr ballafaqim dhe mbёshtetje psikologjike, tё duhura pёr tё pёrballuar stresin, pёr tё parandaluar burnout  dhe pёr tё ruajtur mirëqenien;
  9. Për të inkurajuar një sistem të ndihmës reçiproke ndërmjet anëtarëve, duke mbledhur informacione që i përgjigjen nevojave, së pari, të punonjësve të huaj, larg vendëve të origjinës dhe me vështirësi integrimi, në kerkim të një strehimi të përbashkët ose me probleme  të papritura shëndeti dhe nevojshmeria për tu zevendësuar në vendin e punës;
  10. Pёr tё organizuar raste njohje me tё tjerёt dhe argetimi tё nevojitshme pёr vlerёsimin e veçantive etnike, shkёmbimeve ndёrkulturore, kohёs sё lirё dhe relaksimit;
  11. Për të zgjedhur agjenci, shёrbime dhe aktivitete tregtare nё territorin e luginёs sё Aostёs pranё se cilave munden tё pёrfitojnё konvencione dhe zbritje çmimi tё rezervuar pёr anёtarёt e shoqatёs;

 

Savoir&Faire Vd’A mendon për ty që mendon gjithmonë për të tjerët!